Olsa Muhameti feston sot ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta nuk ka munguar as ai i Alaudin Hamitit, mikut dhe bashkëpunëtorit të saj në “Big Brother VIP Kosova”.
Moderatori ka publikuar në Instagram një fotografi krah Olsës, të shoqëruar me një dedikim të veçantë për ditëlindjen e saj.
“Paç gjithmonë në jetë atë dritë e atë gëzim që ti ua dërgon njerëzve përreth. Uroj që ky vit të jetë plot aventura të bukura, e të realizosh çdo dëshirë tënden”, shkroi Alaudini.
Por duket se urimi nuk mund të mbyllej pa një thumbim dhe një referencë për projektin që i ka bashkuar prej vitesh.
Në fund të mesazhit, ai shtoi:
“P.S. Dhe mos harro… na pret një Big Brother spektakolar!”

Alaudin Hamiti via Instagram Story
Pikërisht kjo fjali ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, sidomos në një moment kur kanë nisur përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Një prej pikave më të rëndësishme për sezonin e ri mbetet përzgjedhja e konkurrentëve, ndërsa edhe Alaudini ka dhënë së fundmi disa sinjale rreth personazheve që mund të jenë në diskutim për kastin.
Mesazhi i tij për Olsën duket se tregon se puna për BBVK 5 është duke vijuar me ritme të larta, ndërsa publiku mund të presë një sezon që, sipas premtimit të moderatorit, do të jetë “spektakolar”.
Olsa Muhameti iu bashkua “Big Brother VIP Kosova” në edicionin e tretë si producente ekzekutive dhe prej atëherë ka vijuar bashkëpunimin me Alaudin Hamitin dhe ekipin e formatit.
Tashmë, dyshja duket se është e fokusuar te sezoni i pestë, ndërsa Alaudini e shfrytëzoi edhe urimin e ditëlindjes për t’i dhënë publikut një tjetër sinjal se BBVK 5 po vjen me shumë surpriza.




