“Nën presion njerëzit gabojnë”: Eduart Grishaj reagon pas ofendimit të Olës ndaj Arbana Osmanit...

“Nën presion njerëzit gabojnë”: Eduart Grishaj reagon pas ofendimit të Olës ndaj Arbana Osmanit...

Pas debatit të fortë në “Ferma VIP 3”, ka ardhur edhe reagimi publik i regjisorit Eduart Grishaj, i cili ka sqaruar qëndrimin e tij lidhur me situatën që përfshiu Fabjola Elezaj dhe moderatoren Arbana Osmani.

Përmes një deklarate, ai ka hedhur poshtë zërat për lidhje familjare me konkurrenten, duke theksuar se përzgjedhja e saj në spektakël ka ardhur si rezultat i vlerësimit personal për potencialin dhe energjinë që ajo sjell.

“Asnjë kushëri apo kushërirë e imja nuk ka qenë, as nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë reality show ku unë jam i përfshirë si pjesë e produksionit. Fabiolën e kam propozuar unë për Ferma VIP 3, sepse kam vlerësuar energjinë dhe potencialin e saj si vajzë e re që vjen nga Malësia e Madhe,” është shprehur ai.

Duke u ndalur tek incidenti, Grishaj thekson se reagimi i saj lidhet me presionin emocional të transmetimit live, duke shtuar:

“Njerëzit mund të gabojnë, sidomos nën presion emocional dhe në transmetim live. Nga një moment apo një gabim nuk mund të gjykohet e gjithë jeta e një vajze 23 vjeçare, familja apo vendi nga ajo vjen.”

Ai ka vlerësuar gjithashtu mënyrën si Arbana Osmani e menaxhoi situatën në studio, duke u shprehur: “Arbana ajo është, njerëzore me çdo njeri në çdo situatë dhe mendoj që ai reagim ka ndryshuar qasjen e prezantimit dhe të gazetarisë në vendin tonë.”

Në fund, regjisori thekson se produksioni do të vazhdojë të japë maksimumin, duke pranuar se rruga përfshin si suksese ashtu edhe gabime.

Eduart Grishaj via Instagram Story