Një deklaratë që ka habitur publikun ka ardhur nga ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka treguar se është kontaktuar për t’u bërë pjesë e reality show-t “Ferma VIP”.
Gjatë një interviste për “VIP Magazine”, ai zbuloi se i është bërë një ftesë direkte nga produksioni, por përgjigjja e tij ka ardhur me një kusht të fortë financiar.
Sipas Gjuzit, ai ka kërkuar një parapagim prej 100 mijë eurosh, duke e bërë të qartë se pjesëmarrja e tij nuk do të ishte e mundur pa këtë garanci.
Ai e justifikoi këtë kërkesë duke theksuar se nuk është i gatshëm të futet në një garë me fitore të pasigurt, duke përmendur edhe shembullin e Mimoza Ahmeti, e cila aktualisht është pjesë e spektaklit.
Në fjalët e tij:
“Jam kontaktuar nga producentja deri te Rezho. Unë u vendosa kusht: Nëse doni të merrni Kujtim Gjuzin në Ferma VIP, duhet të më jepni parapagim gjysmën e çmimit që jepni ju (100 mijë euro). Unë s’mund të bëj spektakël siç bën Moza dhe nuk e ka të sigurt do e fitojë apo jo çmimin.”
Deklarata e tij ka hapur diskutime për pagesat dhe negociatat pas kuintave të formateve televizive, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet rreth mënyrës si përzgjidhen personazhet në “Ferma VIP”.




