Gjatë një interviste në Salsano Rrapi dhe Elona Duro në Top Albania Radio, Selin Bollati u bë pjesë e një sfide të njohur për publikun, ku fjala “seks” zëvendësohet me “balet” duke krijuar situata humoristike dhe me nënkuptime.
Në këtë lojë pyetje-përgjigjesh, Selin u ngacmua edhe për raportin e saj me Gimbo, ku nuk munguan përgjigjet ironike dhe plot vetëbesim.
Ajo u shpreh se:
Preferon baletin klasik, të cilin e ka studiuar vetë
E sheh baletin si pjesë të pandashme të jetës së saj
Në zgjedhje mes baletit dhe prezantimit, zgjedh prezantimin
E preferon baletin në çift, jo vetëm
Kur u pyet për Gimbo-n, ajo nuk hezitoi të përgjigjej me ironi:
“Gimbo s’ka pasur kurrë partnerë më profesioniste se unë… në balet.”
Në vazhdim të lojës, atmosfera u bë edhe më spontane, me pyetje që sillnin situata të nënkuptuara, ndërsa Selin vazhdoi të përgjigjej me tone të lehta dhe humoristike, duke mos humbur kontrollin e bisedës.
Intervista u mbyll mes të qeshurash dhe batutash, duke e kthyer sfidën në një nga momentet më të komentuar të emisionit.




