Kiara Tito nuk do të jetë në “Portokalli”? Top Channel i jep fund aludimeve...

"Portokalli" - Top Channel
"Portokalli" - Top Channel

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale dhe në disa media kanë qarkulluar aludime për të ardhmen e Kiara Titos në “Portokalli”, madje duke u përmendur edhe mundësia e një përplasjeje apo hatërmbetjeje me Agron Llakajn.

Dyshimet u shtuan pasi Kiara nuk u shfaq në videon e parë promo të sezonit të ri, pavarësisht se më herët ishte bërë e ditur se moderatorja do të ishte pjesë e spektaklit.

Mungesa e saj në materialin promocional bëri që të lindnin pikëpyetje nëse planet kishin ndryshuar dhe nëse Kiara do të ishte pjesë e sezonit të ri.

Por tashmë duket se Top Channel i ka dhënë fund aludimeve.

Në një video të re të publikuar në bashkëpunim me faqen zyrtare të “Portokalli”, Kiara Tito shfaqet qartë si pjesë e promovimit të sezonit të ri.

Postimi shoqërohet me njoftimin:

Nga 4 Tetori, Portokalli të dielën ora 21:00!

Instagram Reel
DdqmIfBo-yF

Kështu, sa i përket pranisë së saj në program, publikimi i ri konfirmon se Kiara vijon të jetë pjesë e “Portokalli” dhe se mungesa në promon e parë nuk ishte një sinjal për largimin e saj.

Edhe informacionet e publikuara më herët për sezonin e ri e kishin prezantuar Kiarën krah Agron Llakajt, i cili rikthehet në “Portokalli” pas 16 vitesh dhe do të ketë një rol si moderator dhe aktor.

Në këtë mënyrë, aludimet për një përplasje që mund të kishte çuar në largimin e Kiarës nuk mbështeten nga zhvillimet e fundit. Përkundrazi, Top Channel e ka përfshirë moderatoren në promon e re, vetëm pak ditë përpara nisjes së spektaklit.

“Portokalli” rikthehet në ekran më 4 tetor, në orën 21:00.