Fifi ka vendosur t’u përgjigjet publikisht kritikave dhe komenteve negative që ka marrë së fundmi në rrjetet sociale për karrierën dhe jetën e saj personale.
Këngëtarja e njohur ka publikuar një video të ëmbël pranë djalit të saj, Theo Mal, të cilën e ka shoqëruar me disa mesazhe drejtuar atyre që e kritikojnë për mungesën e saj në muzikë.
Fifi tregoi se shpesh përballet me komente si: “Ke dështuar Fifi”, “Na mungon Fifi e vjetër” apo “Pse po lodhesh kot”.
Por këtë herë, ajo zgjodhi të tregojë arsyen e vërtetë pse është tërhequr disi nga muzika.
“Ama Fifi ka pasur dhe e ka një prioritet momentalisht… Theo Malin. Jam pak e zënë duke rritur një burrë, me qenë i lumtur, i përmbushur dhe mos me i munguar në këto vitet e para mami”, ka shkruar artistja.
Me këto fjalë, Fifi bëri të qartë se për momentin mëmësia është prioriteti i saj kryesor, duke zgjedhur t’i kushtojë kohën dhe vëmendjen më të madhe djalit të saj.
Artistja është bërë nënë e djalit të saj të parë me partnerin Adis Patushi, ndërsa vitet e fundit ka qenë më e rezervuar në aspektin profesional.
Por fansat e Fifit dhe muzikës së saj kanë marrë edhe një lajm të mirë. Në fund të postimit, këngëtarja la të kuptohet se rikthimi i saj në muzikë nuk është larg.
“Jam e zënë duke qenë mami… ama mami do të kthjellohet edhe pak… më besoni edhe pak”, shkroi ajo.
Duket se Fifi po shijon momentin më të rëndësishëm të jetës së saj, por rikthimi i “Fifit së vjetër” në skenë mund të jetë më pranë nga sa mendojnë fansat.




