DJ Gimbo festoi më 13 gusht 26-vjetorin e lindjes, duke e kaluar këtë ditë të veçantë pranë partneres së tij, Selinës, dhe njerëzve më të afërt.
Krahas festimeve, Gimbo ndau edhe një mesazh falënderimi në rrjetet sociale për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij.
Mes urimeve të shumta nga miqtë dhe fansat, vëmendjen e mori veçanërisht ai i Gjestit, i cili tregoi edhe një herë afrimitetin që ka me DJ-in.
“Urime baba këtu! Edhe shumë të tjera bashkë, edhe shumë të tjera afër familjes, edhe shumë të tjera me suksese”, shkroi Gjesti.

Screenshot
Urimi i tij tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, ndërsa miqësia mes dy artistëve duket se vazhdon të jetë e fortë edhe jashtë angazhimeve të tyre profesionale.
Sigurisht, në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte as Selina, partnerja e Gimbos. Ajo zgjodhi ta urojë publikisht të dashurin e saj, duke ndarë në rrjetet sociale fjalë të ëmbla dhe një dedikim special për të.

Selin Bollati via Instagram Story
Kështu, 26-vjetori i DJ Gimbos u shndërrua në një ditë të mbushur me dashuri, miqësi dhe urime, me praninë e njerëzve më të rëndësishëm për të dhe mesazhe të shumta nga miqtë e fansat.




