“Të rri duke larë brekët e të tjerëve?”/ Monika surprizon me përgjigjjen epike për dashurinë...

Monika Kryemadhi via Instagram
Monika Kryemadhi via Instagram

Monika Kryemadhi ka folur hapur për jetën e saj personale dhe mundësinë për të pasur një lidhje të re në të ardhmen, duke dhënë një përgjigje që shkaktoi të qeshura.

E ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Kryemadhi u pyet nga moderatorja Lei Kraja se kur kishte qenë hera e fundit që një burrë kishte gatuar për të.

Asnjëherë nuk kanë gatuar burrat për mua, vetëm nëpër restorante. Në fakt, gatuan djali”, u përgjigj ajo.

Kryemadhi tregoi se djali i saj di të gatuajë dhe të kujdeset për punët e shtëpisë, duke e lidhur këtë edhe me eksperiencën e tij në konvikt.

Ata që kanë qenë në konvikt dinë me larë, gatuar dhe pastruar”, tha ajo.

Por momenti më pikant i intervistës erdhi kur Lei Kraja e pyeti nëse e imagjinonte veten në të ardhmen me një partner në krah.

Përgjigjja e Kryemadhit ishte e drejtpërdrejtë dhe plot humor:

“Jo, ik mi. Të rri duke larë brekët e të tjerëve?”

Kur u pyet nëse e përjashtonte plotësisht mundësinë e një dashurie të re, ajo u tregua edhe më e prerë: “Fare.”

Kryemadhi shtoi se aktualisht ndihet shumë mirë me jetën e saj dhe preferon t’i përkushtohet vetes.

Jam shumë mirë. Zgjohem në terezinë time, i përkushtohem vetes sime”, u shpreh ajo.

Duket se për momentin, Monika Kryemadhi nuk ka ndërmend të bëjë vend për një partner të ri në jetën e saj, duke zgjedhur të shijojë qetësinë dhe lirinë personale.