Zbulohet partnerja e re e Fisnik Sylës, ja kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën...

Zbulohet partnerja e re e Fisnik Sylës, ja kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën...

Fisnik Syla duket se nuk ka më arsye për ta mbajtur larg vëmendjes së publikut romancën e tij të re. Vetëm pak kohë pasi sipërmarrësi nga Gjilani publikoi fotografi me partneren, por i kishte fshehur fytyrën, tashmë ka qenë vetë ajo që ka zbuluar më shumë detaje për lidhjen e tyre.

Partnerja e re e ish-bashkëshortit të Fjolla Morinës ka publikuar në profilin e saj në TikTok disa fotografi ku shfaqet krah Fisnikut. Ndryshe nga postimet e biznesmenit, këtë herë çifti shfaqet hapur së bashku, duke i dhënë fund edhe misterit rreth identitetit të saj.

Ajo prezantohet në rrjetet sociale me emrin Dea, ndërsa nga profili i saj duket se është e apasionuar pas bukurisë, modës dhe lifestyle-it. Ajo gjithashtu është e angazhuar në fushën e estetikës.

Në disa prej postimeve të saj, Dea ka ndarë momente nga pushimet dhe koha e kaluar me Fisnikun, duke treguar se lidhja e tyre nuk është më aq e fshehtë sa në fillim.

Kështu, misteri që Fisnik Syla krijoi duke mbuluar fytyrën e partneres në fotografitë e tij duket se tashmë ka marrë fund. Ishte pikërisht Dea ajo që zgjodhi të publikojë fotografitë ku dyshja shfaqet së bashku.

Fisnik Syla ka qenë më herët i martuar me këngëtaren Fjolla Morina, ndërsa tashmë duket se sipërmarrësi ka nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale.