“Kam pasur marrëdhënie me 40% të vajzave”/ Arnoldi reagon pas deklaratës së Katerinës: “Dua analizën e ADN-së”

“Për’puthen” - Top Channel
“Për’puthen” - Top Channel

Historia mes Katerina Gogës dhe Arnold Damazetit është rikthyer në qendër të vëmendjes pas deklaratave të fundit të ish-konkurrentit të “Për’puthen” lidhur me atësinë e vajzës së Katerinës.

Ish-çifti i dha fund lidhjes disa muaj më parë, ndërsa ndarja u bë publike në qershor. Në atë periudhë, Katerina tregoi se prej rreth tre muajsh nuk kishte komunikuar me Arnoldin. Më pas, mes tyre nisën edhe deklaratat publike për shtatzëninë dhe testin e ADN-së.

Pas lindjes së vajzës, Katerina rrëfeu se kishte menduar të kontaktonte ish-partnerin dhe madje kishte shkruar një mesazh, të cilin në fund nuk e kishte dërguar.

“Faleminderit për spermën, kam këtë beb super, që e rrita dhe e ushqeva vetë me këtë trupin tim”, ishte mesazhi që, sipas saj, kishte shkruar në një moment inati.

Më vonë, komunikimi mes tyre u rikthye. Katerina tregoi se Arnoldi e kishte zhbllokuar dhe e kishte telefonuar, ndërsa biseda ishte përqendruar te testi i ADN-së. Sipas saj, këtë herë ishte ajo që i kërkoi të vinte për ta kryer analizën.

Megjithatë, testi ende nuk është realizuar, sipas deklaratave të Katerinës.

Tashmë ka ardhur edhe reagimi i Arnoldit. I ftuar në emisionin “N’drit” me Shëndrit Lumin, ai ka deklaruar se nuk po e mohon fëmijën, por kërkon që atësia të përcaktohet përmes analizës së ADN-së.

“Dua analizën e ADN-së, a është produkti im apo jo. Sido që të dalë, nuk e kam problem. Pres edhe të mirën edhe të keqen, sepse dua siguri”, është shprehur Arnoldi.

Më pas, ai bëri edhe një deklaratë tjetër lidhur me eksperiencën e tij në “Për’puthen”, duke pretenduar se kishte pasur marrëdhënie intime me një pjesë të konkurrenteve të programit.

“Ne aty çfarë s’kemi bërë. S’kam kryer marrëdhënie vetëm me Katerinën, por me 40% të vajzave”, deklaroi ai.

Pavarësisht deklaratave të të dyve, atësia mbetet e pakonfirmuar deri në kryerjen e një testi ADN-je.