Dua Lipa është rikthyer në Kosovë, këtë herë për një dasëm familjare në Pejë, ku ylli me famë botërore është parë duke festuar së bashku me të afërm dhe miq.
Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se ka zgjedhur ta mbajë këtë vizitë më diskrete, pasi deri tani nuk ka publikuar vetë fotografi nga eventi në rrjetet sociale.
Megjithatë, prania e saj nuk ka kaluar pa u vënë re. Dua Lipa është shfaqur në sfondin e disa pamjeve nga dasma, ku dallohet edhe flamuri kombëtar shqiptar gjatë momenteve festive.

Detajet e eventit janë bërë publike kryesisht përmes postimeve të motrës së saj, Rina Lipa, e cila ka ndarë disa momente nga ceremonia.
Në fotografitë e publikuara prej saj bien në sy veçanërisht detajet e veshjes tradicionale shqiptare të nuses. Mes tyre janë jeleku i qëndisur me ar dhe rruaza, veshja e bardhë me punime artizanale dhe brezi tradicional.

Rina Lipa via Instagram Story
Kështu, edhe këtë herë, familja Lipa duket se ka zgjedhur të sjellë në vëmendje traditat dhe elementet e kulturës shqiptare, ndërsa prania e Duas i ka dhënë edhe më shumë vëmendje dasmës së zhvilluar në Pejë.




