Pas më shumë se një viti duke shijuar historinë e tyre të dashurisë larg zhurmës mediatike, duket se Sara Hoxha dhe Erik Fullani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Dyshimet për një ndarje kanë shpërthyer pasi dyshja kanë zhdukur çdo gjurmë të njëri-tjetrit nga rrjetet sociale. Fansat kanë vënë re se Sara dhe Eriku nuk ndiqen më në Instagram, një veprim që shpesh interpretohet si shenjë e një distancimi përfundimtar.


Megjithëse romanca e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave rozë, çifti ka zgjedhur gjithmonë të mbajë një profil shumë të rezervuar për marrëdhënien e tyre.
Edhe gjatë periudhës kur ishin bashkë, Sara Hoxha dhe Erik Fullani shmangnin ekspozimin publik, duke e jetuar lidhjen larg syrit të mediave dhe rrjeteve sociale. Mesa duket, të njëjtën qasje po ndjekin edhe tani, duke mos bërë asnjë reagim publik për ndarjen.
Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar zyrtarisht lajmet, por veprimet e fundit në rrjet kanë bindur ndjekësit se romanca e tyre mund të ketë marrë fund.




