Incident në stadium! Tifozët shpërthejnë ndaj Sasa Hoda dhe Bia Khalifa: “Qite k*rvën jashtë”

Incident në stadium! Tifozët shpërthejnë ndaj Sasa Hoda dhe Bia Khalifa: “Qite k*rvën jashtë”

Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e djeshme gjatë një ndeshjeje basketbolli në Prizren, ku protagoniste u bënë dy ish-banore të formateve rozë, Sasa Hoda dhe Bia Khalifa.

Sipas videove që po qarkullojnë në TikTok, Sasa është përballur me thirrje fyese nga një pjesë e tifozëve të KB Bashkimi, pasi ajo po mbështeste ekipin rival, KB Trepça.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, dy vajzat shihen duke ndjekur ndeshjen nga tribunat, ndërsa në sfond dëgjohen ofendime të drejtuara ndaj Sasës.

“Qite k*rvën jashtë”, shprehen tifozët e Bashkimit.

Pavarësisht situatës së pakëndshme, ajo është parë e qetë dhe duke buzëqeshur, pa reaguar ndaj thirrjeve nga tribuna.

Ngjarja ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ku shumë ndjekës kanë dënuar gjuhën fyese dhe sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes.