Familja e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës është zgjeruar. Kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë një djalë.
Sipas informacioneve të publikuara, Ajola Xoxa ka sjellë në jetë fëmijën në maternitetin shtetëror “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa si nëna ashtu edhe bebja raportohet se janë në gjendje të mirë.
Pas këtij momenti të rëndësishëm familjar, mësohet se Erion Veliaj, përmes avokatëve të tij, i është drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe SPAK, duke kërkuar një leje të posaçme për të qenë pranë bashkëshortes dhe djalit të porsalindur.
Çifti janë gjithashtu prindër të Kajanit, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018. Me ardhjen e anëtarit më të ri, familja e tyre është zgjeruar edhe më tej.




