Einxhel Shkira shpërthen pas kritikave për pamjen: “Jeni shembulli më i shëmtuar në rrjete sociale”

Einxhel Shkira via Instagram
Einxhel Shkira via Instagram

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka reaguar ashpër pas komenteve kritike që mori në rrjetet sociale lidhur me pamjen e saj dhe pretendimet për ndërhyrje estetike.

Përmes një reagimi publik, ajo u shpreh e revoltuar ndaj mënyrës se si njerëzit gjykojnë vazhdimisht paraqitjen fizike të të tjerëve, duke vënë theksin te fenomeni i bullizmit online dhe negativitetit në rrjet.

Jeni shembulli më i shëmtuar në rrjete sociale”, shkroi moderatorja, duke dënuar komentet fyese dhe sulmet personale që qarkullojnë çdo ditë në internet.

Einxhel Shkira via Instagram Story

Einxhel theksoi se nuk arrin të kuptojë pse gratë vazhdojnë të sulmojnë dhe komentojnë njëra-tjetrën për pamjen, ndërsa shtoi se kjo sjellje është jo vetëm e gabuar, por edhe e turpshme.

Sipas saj, njerëzit duhet të fokusohen më shumë tek vetja, energjia pozitive dhe respekti ndaj të tjerëve, në vend që të merren me kritikimin e pamjes fizike në rrjetet sociale.