Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë performancës së Gjestit mbrëmjen e kaluar në një club në Tiranë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.
Teksa artisti po performonte mes një atmosfere elektrizuese dhe brohorimave të fansave, mikrofoni i tij ka përfunduar papritur në turmë, duke krijuar konfuzion për disa sekonda.
Në videot që po qarkullojnë online, Gjesti shihet duke ndalur performancën, me duart në kokë, ndërsa përkulet drejt publikut për të rimarrë mikrofonin.
Në ambient kanë qenë të pranishëm edhe Selin Bollati dhe DJ Gimbo, të cilët janë parë pranë skenës gjatë momentit të incidentit.
Megjithatë, situata u menaxhua shpejt dhe atmosfera në club vazhdoi normalisht. Pas rikuperimit të mikrofonit, Gjesti vijoi performancën mes duartrokitjeve dhe energjisë së fansave të pranishëm.




