Degjeneron debati në “Ferma VIP”/ Blerina shpërthen ndaj Bujakës: “Do të q…”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Tensionet në “Ferma VIP” kanë shpërthyer sërish, këtë herë mes Blerinës dhe Bujakës, në një debat që ka kaluar çdo limit dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Gjithçka nisi gjatë një bisede në tavolinën e ngrënies, ku situata mes dy konkurrentëve u tensionua ndjeshëm. Në pamjet që po qarkullojnë online, Blerina shihet e irrituar teksa i kërkon vazhdimisht Bujakës të largohet dhe të mos vazhdojë komunikimin me të.

Por përplasja mori një kthesë më të rëndë kur debati degradoi në përdorimin e një gjuhe fyese dhe ofendimeve personale.

Sipas pamjeve të publikuara, Blerina dëgjohet duke përdorur shprehje të rënda ndaj konkurrentit, ndërsa situata doli plotësisht jashtë kontrollit.

Momentet kanë ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit janë ndarë mes atyre që kritikojnë gjuhën e përdorur dhe të tjerëve që e konsiderojnë reagimin si pasojë të tensionit të madh brenda fermës.