Arjan Konomi publikon audion e bisedës me drejtuesen e Top Channel: “Ke bullizuar një femër…”

Arjan Konomi publikon audion e bisedës me drejtuesen e Top Channel: “Ke bullizuar një femër…”

Arjan Konomi ka bërë një tjetër reagim publik për përplasjen me Top Channel, duke publikuar edhe një fragment audio që, sipas tij, i përket një bisede me zëvendës-CEO-n e televizionit, Steliana Selmani.

Ish-opinionisti ka sqaruar fillimisht se deklaratat e tij të mëparshme nuk ishin drejtuar ndaj Sara Hoxhës. Konomi tha se nuk ka dijeni nëse ajo ka pasur ndonjë rol në situatën e krijuar dhe se nuk dëshiron t’i atribuojë përgjegjësi pa pasur informacion të konfirmuar.

Në qendër të reagimit të tij është biseda që, sipas Konomit, ka ndodhur pas përplasjes së tij me Linda Ramën dhe deklaratave që pasuan incidentin në Vuno.

Ke bullizuar një femër. Nuk i flitet ashtu një femre”, pretendon Konomi se i është thënë gjatë telefonatës.

Sipas versionit të tij, biseda ka vijuar edhe te qëndrimet e tij publike dhe politike. Konomi pretendon se i është komunikuar se, si imazh i televizionit, nuk mund të shprehte bindje politike apo të merrte pjesë në protesta.

Je imazhi i Top Channel-it dhe nuk mund ti të shprehësh bindje dhe gjëra politike. Nuk mund të marrësh pjesë në protesta”, citoi ai nga biseda.

Konomi tha se e kishte kundërshtuar këtë qëndrim, duke argumentuar se angazhimi i tij lidhej me një program dashurie dhe jo me një format politik.

Ai pretendon gjithashtu se mënyra dhe momenti kur iu komunikua se bashkëpunimi nuk do të vazhdonte e vunë në vështirësi profesionale.

Po ta dija kështu që në mes të beharit, do kisha bërë plane të tjera… tani në fund të sezonit, ku çdo gjë është mbyllur, mbetem i papunë”, tregoi ai.

Sipas Konomit, gjatë kësaj bisede ishte përdorur edhe shprehja “ti nuk e mbyll buçën”, e cila solli një tjetër debat mes tyre.

Për këtë arsye, ish-opinionisti ka vendosur të publikojë edhe një fragment audio, të cilin ia atribuon Selmanit. Në regjistrim dëgjohet zëri i një personi që sqaron se vendimi lidhej me situatën e krijuar dhe me kërkesat për “Për’puthen”.

Sa i përket shprehjes “mbyll buçën”, në audion e publikuar jepet një tjetër interpretim:

Fjalën ‘mbyll buçën’ nuk e thashë fare në kontekstin që do ta marrësh ti. Ta kam thënë në kontekstin konfidencial, miqësor dhe humoristik”, dëgjohet në audion e publikuar nga Konomi.

Më tej, zëri në regjistrim shprehet: “Nëse do që ta bësh këtë marrëdhënie armiqësore, bëje, Arjan”.

Pas publikimit të audios, Arjan Konomi vijoi kritikat ndaj drejtueses, duke kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar situata dhe duke pretenduar se përgjegjësia nuk duhet t’u atribuohet Lori apo Sara Hoxhës.

Deri në këtë moment, këto mbeten pretendimet dhe interpretimi i Arjan Konomit, ndërsa audioja e publikuar prej tij është paraqitur si pjesë e bisedës me Steliana Selmanin.