Beniada Nishani bën batutën që po bën xhiron e rrjetit: "Jam në koncertin e burrit tim.."

Beniada Nishani via Instagram
Beniada Nishani via Instagram

Beniada Nishani ka ndarë me ndjekësit momente nga koncerti i superyllit botëror Bad Bunny, duke treguar se po shijon atmosferën në shoqërinë e miqve.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen nuk ishte vetëm koncerti, por edhe batuta që modelja publikoi në Instagram.

Në një InstaStory, Beniada iu drejtua me humor nënës së saj, duke shkruar:

“Ciao mami, jam në koncertin e burrit tim të ardhshëm, edhe pse ai akoma nuk e di.”

Beniada Nishani via Instagram Story

Postimi u shoqërua edhe me komentin “E çmendur”, duke e bërë edhe më të qartë se bëhej fjalë për një shaka dhe një mënyrë argëtuese për të shprehur admirimin e saj për artistin.

Me këtë deklaratë plot humor, Beniada Nishani tregoi edhe një herë spontanitetin që e karakterizon, ndërsa fansat e interpretuan postimin si një dedikim gazmor për Bad Bunny, për të cilin modelja duket se ka një simpati të veçantë.