Dafina Zeqiri po përjeton një nga momentet më të bukura të jetës së saj, pasi djali i saj, Daskani, ka festuar ditëlindjen e parë.
Për këtë rast të veçantë, këngëtarja ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi prekëse nga momenti i lindjes së të birit, duke emocionuar fansat me fjalët që ia kushtoi vogëlushit.
“Urime ditëlindja drita e shpirtit tem! T’du ma shumë se veten! Gjithmonë.”

Dafina Zeqiri via Instagram Story
Me këtë dedikim, Dafina shprehu dashurinë e pakufishme që ndjen për djalin e saj, në një ditë që ka një domethënie të veçantë për familjen.
Festimi vjen në një periudhë të lumtur për artisten dhe partnerin e saj, Kreshnikun, të cilët janë në pritje të fëmijës së dytë.
Çifti ka bërë të ditur më herët se së shpejti do të mirëpresë edhe një djalë, duke zgjeruar familjen e tyre. Kështu, përveç festës së parë të Daskanit, familja po përgatitet edhe për një tjetër kapitull të bukur në jetën e saj.




