“Zemra ime është plot” – Dolce në një romancë të re? Zbulon detajin që ka ndezur dyshimet...

Dolce via Instagram
Dolce via Instagram

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve, këtë herë me një postim që duket se lidhet me jetën e saj sentimentale.

Një publikim i fundit i saj ka mjaftuar për të ngritur dyshimet se Dolce mund të mos jetë më single dhe se në jetën e saj mund të ketë hyrë një person i veçantë.

Zemra ime është plot dashuri”, shkruhet në imazhin e publikuar prej saj, të shoqëruar me një zemër të kuqe. ❤️

Por ajo që ka bërë ndjekësit edhe më kureshtarë është një detaj i vogël në fund të postimit: shkronja “L”.

Dolce via Instagram Story

Inicialja ka nxitur menjëherë spekulimet se mos bëhet fjalë për gërmën e parë të emrit të personit që i ka rrëmbyer zemrën. A është “L” një sinjal për identitetin e partnerit të saj të mundshëm? 👀

Deri tani, Dolce nuk ka zbuluar asnjë emër dhe as nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt se është në një lidhje.

Megjithatë, postimi i saj ka mjaftuar për të ndezur kureshtjen e ndjekësve, të cilët tashmë po përpiqen të zbulojnë se çfarë fshihet pas kësaj iniciale.

Nëse “L” është vërtet shkronja e parë e emrit të një dashurie të re apo ka një tjetër kuptim, mbetet për t’u zbuluar nga vetë Dolce.