Luiz Ejlli po përgatitet të rikthehet në ekranin e Top Channel, këtë herë në një rol krejt të ri: si moderator dhe drejtues i një formati të tij televiziv.
Televizioni ka publikuar tashmë pamjet e para promovuese të projektit, duke zbuluar edhe emrin e shumëpritur: “Live me Luizin”.
Në njoftimin e publikuar nga Top Channel shkruhet: “‘Live me Luizin’, së shpejti në ekranin e Top Channel…”
Emisioni ishte paralajmëruar më herët edhe nga vetë Luizi. Gjatë një interviste në “Fiks Fare”, ai kishte treguar se bëhet fjalë për një projekt që e kishte ëndërruar prej kohësh dhe se do të transmetohet një herë në javë, të premten në mbrëmje.
“Unë do filloj një projekt që e kam pas gjithmonë ëndërr ta bëj. Do të jetë një herë në javë, të premten në darkë”, kishte deklaruar ai.
Luizi kishte zbuluar gjithashtu disa detaje rreth formatit, duke e përshkruar si një “Prime Night”, ku nuk do të mungojnë muzika live dhe të ftuarit e njohur.
“Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”, kishte treguar më herët ai.
Pavarësisht se emri i emisionit tashmë është zbuluar, Top Channel ende nuk ka bërë publike datën zyrtare të premierës.
Në njoftimin e fundit televizionit i është mjaftuar vetëm shprehja “së shpejti”, duke lënë ende në pritje fansat e Luizit.
Ajo që dihet deri tani është se programi pritet të vijë një herë në javë, të premten në prime time, me muzikë, të ftuar dhe një format të drejtuar nga vetë Luizi.
Kështu, pas suksesit si fitues i “Big Brother VIP Albania 2”, Luizi Ejlli po hap një kapitull të ri në televizion, këtë herë duke provuar veten si prezantues i një spektakli të tij.




