Vanesa shpërthen pas ndarjes LIVE nga Indri: “E kuptova skemën e produksionit”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Pas momentit tronditës në Ferma VIP, ku Indrit i dha fund lidhjes së tyre përmes një letre të lexuar live, ka ardhur edhe reagimi i fortë i Vanesa.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, Vanesa ka treguar versionin e saj të ngjarjes dhe ka hedhur akuza të forta ndaj produksionit, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte pjesë e një skenari të menduar paraprakisht.

Ish-banorja zbuloi se mungesa e saj në Prime nuk ishte rastësi, por një vendim i vetëdijshëm pasi kishte kuptuar përmbajtjen e letrës dhe mënyrën sesi, sipas saj, po ndërtohej situata televizive.

“Kam pritur që hijet e mia të dyshimit të vërtetohen,” – shkroi Vanesa, duke shtuar se nuk dëshironte të bëhej pjesë e një narrative të krijuar për interes televiziv.

Vanesa Sono via Instagram Story

Në reagimin e saj, ajo pretendoi se produksioni i kishte kërkuar më herët të përballej në studio me Klevisa dhe Sara, por kishte refuzuar.

Sipas Vanesës, vetëm pas këtij refuzimi i ishte treguar për ekzistencën e letrës së Indrit, gjë që e bëri të dyshonte edhe më shumë mbi mënyrën sesi po menaxhohej e gjithë situata.

Deklarata e saj ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin Vanesën dhe atyre që besojnë se gjithçka është pjesë e lojës së spektaklit Ferma VIP.