Jonida Maliqi del hapur në mbështetje të Vanesës: “E vërteta del gjithmonë në pah”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Pas reagimit të bujshëm të Vanesa ndaj produksionit të Ferma VIP, ka ardhur edhe mbështetja publike nga Jonida Maliqi.

Këngëtarja, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e këtij edicioni dhe konsiderohet mike e afërt e Vanesës, reagoi menjëherë në postimin e saj në Instagram me një koment që mori vëmendjen e rrjetit.

Me një mesazh plot nënkuptime, Jonida Maliqi la të kuptohej se beson versionin e Vanesës dhe se, sipas saj, koha do të nxjerrë në dritë gjithçka që ka ndodhur pas skenave.

“Ti ke yllin në ballë… prandaj nuk kalon kurrë pa lënë dritë. E vërteta del gjithnjë në pah herët a vonë… koha e tregon.”

Komenti i këngëtares u pasua menjëherë nga përgjigjja emocionale e Vanesa, e cila iu përgjigj shkurt:

“Të dua!”

Ndërsa në një tjetër Insta Story këngëtarja riposton një thënie ku thuhet:

"Bota do të ish me dritë, për këtë unë bëhem garant, po të kish më pak hipokritë, dhe natyrisht më pak injorantë"

Ndërhyrja e Jonida Maliqi ka shtuar edhe më shumë debatet online, ndërsa fansat po komentojnë masivisht përplasjen mes ish-banorëve dhe produksionit të Ferma VIP.