“U sulmova nga 3 persona”/ Labinot Rexha publikon pamjet e incidentit dhe tregon versionin e tij...

“U sulmova nga 3 persona”/ Labinot Rexha publikon pamjet e incidentit dhe tregon versionin e tij...

Këngëtari Labinot Rexha ka publikuar pamje nga incidenti i ndodhur këtë të martë, ku, sipas tij, është sulmuar fizikisht nga tre persona pas një konflikti të vjetër pronësor. Ai pretendon se gjatë përplasjes janë përfshirë edhe disa familjarë të tij, mes tyre nëna e tij.

Labinot Rexha via Instagram Story

Në një lidhje telefonike për “Prive by Liberta Spahiu”, Rexha tregoi se ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, teksa po përgatitej të nisej drejt Prizrenit për të marrë pjesë në një dasmë.

Sipas këngëtarit, konflikti lidhet me një proces gjyqësor për një sipërfaqe prej 16 metrash katrorë. Ai pretendon se gjatë përplasjes janë sulmuar edhe nëna e tij dhe vajza e xhaxhait, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve që ta trajtojnë rastin me seriozitet.

Pas deklaratave të tij, Labinoti ka publikuar në Instagram një video nga vendngjarja, ku dëgjohen debate dhe fyerje. Krahas pamjeve, ai ka bërë një reagim të gjatë, duke dhënë versionin e tij për atë që ka ndodhur dhe duke përmendur edhe personat që pretendon se kanë qenë të përfshirë.

Rexha e ka përshkruar ngjarjen si një përshkallëzim të një konflikti të vjetër familjar dhe pronësor. Megjithatë, këngëtari ka theksuar se nuk kërkon hakmarrje dhe se nuk dëshiron që situata të përshkallëzohet më tej.

Nuk kërkoj hakmarrje”, është shprehur Labinoti, duke theksuar se çështjen do ta ndjekë përmes institucioneve dhe rrugëve ligjore. Ai shtoi se përfshirja e nënës së tij në konflikt përbën për të një “vijë të kuqe”.

Deri në një sqarim të plotë nga autoritetet, pretendimet për mënyrën se si nisi konflikti dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë mbeten pjesë e versionit të bërë publik nga Labinot Rexha.