“Harrojmë dashuritë dhe tradhtitë…”/ Postimi misterioz i Ledion Liços ngre pikëpyetje...

Ledion Lico via Instagram
Ledion Lico via Instagram

Ledion Liço ka tërhequr vëmendjen me postimin e tij të fundit në Instagram, ku ka ndarë disa fotografi bardhezi, të shoqëruara me një reflektim të shkrimtares amerikane Joan Didion.

Në fotot e publikuara, moderatori dhe producenti shfaqet në momente të ndryshme, ndërsa krahas tyre ka zgjedhur të përcjellë një mesazh mbi kujtesën, dashurinë, tradhtinë dhe kalimin e kohës.

Instagram Post
DdD89FXjfYn

Ne i harrojmë shumë shpejt gjërat që mendonim se nuk mund t’i harronim kurrë. Harrojmë njësoj dashuritë dhe tradhtitë, harrojmë atë që pëshpëritëm dhe atë që bërtitëm, harrojmë se kush ishim”, thuhet në citimin e zgjedhur nga Ledioni.

Moderatori nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë në lidhje me postimin, duke e lënë mesazhin të flasë përmes fotografive dhe fjalëve të autores.

Publikimi ka marrë vëmendje pikërisht për natyrën e tij reflektuese dhe misterioze, pasi nuk është e qartë nëse citimi lidhet me ndonjë ngjarje apo përjetim konkret në jetën e Ledion Liços.

Deri tani, vetë moderatori nuk ka konfirmuar ndonjë domethënie të veçantë pas këtij postimi.