Antonela Berisha ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke bërë të ditur se është ndarë nga jeta daja i saj, një person shumë i dashur për të dhe familjen.
Përmes një postimi në Instastory, Antonela ka publikuar një fotografi të të ndjerit, të shoqëruar me një dedikim të ndjerë, ku shpreh dhimbjen e madhe për humbjen.
“E paç dheun e lehtë, Daja Mond. Njeriu ma i mirë si i takoi me vujt kështu, nuk më besohet akoma. Na ke lan një boshllëk të madh. Qofsh me Zotin e pushofsh në Parajsë, zemër”, ka shkruar ajo.

Antonela Berisha via Instagram Story
Fjalët e saj tregojnë dhimbjen dhe lidhjen e fortë që Antonela kishte me dajën, ndërsa humbja e tij duket se ka lënë një boshllëk të madh në familje.
Në këtë moment të vështirë, Antonela ka zgjedhur ta ndajë dhimbjen me ndjekësit, duke i kushtuar të ndjerit një mesazh të fundit plot dashuri dhe mall.




