“Pse nuk moderon me Luizin?”/ Kiara Tito jep përgjigjen epike...

Kiara Tito via Instagram
Kiara Tito via Instagram

Kiara Tito ka marrë vëmendjen me përgjigjen e saj ndaj një pyetjeje të ndjekësve, e cila lidhej me mundësinë që ajo dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, të drejtonin së bashku një program televiziv.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, një prej tyre e pyeti Kiarën drejtpërdrejt:

“Pse nuk moderoni së bashku me Luizin një emision?”

Moderatorja zgjodhi të përgjigjej me humor, por duket se la të kuptohet se nuk e sheh të nevojshme një bashkëprezantim me Luizin, të paktën për momentin.

Po ku ka nevojë për co-host ai”, shkroi Kiara, duke e shoqëruar përgjigjen me emoji.

Përgjigjja e Kiarës vjen në një moment kur rikthimi i Luiz Ejllit në televizion ka tërhequr vëmendje të madhe. Këngëtari ka konfirmuar se do të rikthehet në ekranin e Top Channel me një format të ri televiziv.

Gjatë një daljeje në “Fiks Fare”, Luizi ka zbuluar disa detaje rreth projektit, duke treguar se programi do të transmetohet çdo të premte në prime time.

Formati do të ketë gjithashtu një bandë live dhe të ftuar të ndryshëm, duke premtuar një rikthim mjaft interesant të Luizit në ekran.

Për momentin, duket se Kiara nuk do të jetë bashkëprezantuese e projektit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse çifti do të ndajë ndonjëherë ekranin në një format të përbashkët.