Tensione në Ferma VIP/ Ermiona Lekbello largohet nga gara, ja arsyeja…

“Ferma Vip”/Vizion Plus via Instagram
“Ferma Vip”/Vizion Plus via Instagram

Një situatë e papritur ka trazuar atmosferën në “Ferma VIP 3”, ku Ermiona Lekbello ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga spektakli.

Gjatë një lidhjeje live me moderatoren Arbana Osmani, ajo u shfaq e ngarkuar emocionalisht, duke treguar se nuk po e përballon më klimën brenda fermës.

“Nuk ndihem mirë këtu. Ka një atmosferë që nuk më bën mirë dhe nuk mund të vazhdoj më gjatë,” u shpreh Lekbello, duke theksuar se energjia negative, ngacmimet dhe sjelljet e papërshtatshme kanë ndikuar në gjendjen e saj.

Deklarata e saj surprizoi jo vetëm publikun, por edhe moderatoren, e cila i kërkoi të mos marrë një vendim të nxituar. Arbana nënvizoi rëndësinë e televotimit, duke sugjeruar që të pritet rezultati në respekt të publikut, por vendimi i Ermionës ishte final.