Pas gjestit të bujshëm të Taynes, e cila tërhoqi vëmendjen me një mesazh të veçantë nga ajri, një tjetër artiste e njohur ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë brenda "Ferma Vip".
Këtë herë, ishte Dafina Zeqiri ajo që surprizoi publikun dhe banorët e fermës, duke dërguar një dron me një mesazh të dedikuar për Mozën ku thuhej: “Forca Moza. Të duam🤍 #Qen o qen - Dafina Zeqiri”.
Ky veprim u pa si një shenjë mbështetjeje dhe inkurajimi për të, duke shkaktuar reagime të shumta si brenda fermës, ashtu edhe në rrjetet sociale. Moza, e emocionuar nga ky gjest, nuk arriti ta fshehë reagimin e saj teksa këndonte këngën e Dafit.
Ky moment vjen në një kohë kur dinamika brenda fermës është bërë gjithnjë e më intensive, me debate, aleanca dhe përplasje të forta mes konkurrentëve.
Pas Taynes dhe tashmë edhe Dafina Zeqirit, mbetet për t’u parë nëse artistë të tjerë do të ndjekin këtë trend për të mbështetur të preferuarit e tyre në “Ferma VIP”. Një gjë është e sigurt: surprizat nuk kanë të ndalur dhe spektakli po bëhet çdo ditë e më intrigues.




