“S’na censuron më njeri!” – Vëllezërit Veshaj ‘thumb’ të hapur për Ledion Liçon me nisjen e emisionit të ri…

“S’na censuron më njeri!” – Vëllezërit Veshaj ‘thumb’ të hapur për Ledion Liçon me nisjen e emisionit të ri…

Pas një rrugëtimi të gjatë në Top Channel dhe eksperiencave në “Big Brother VIP”, Romeo Veshaj dhe Donald Veshaj rikthehen në skenë, por këtë herë me një projekt të pavarur dhe pa kufizime.

Dyshja ka lançuar platformën e tyre digjitale X-Media, ku do të sjellin formate të ndryshme, ndërsa në qendër është emisioni i ri “Më lër të mbaroj”, që do të transmetohet çdo javë.

Por ajo që mori menjëherë vëmendjen e publikut ishte biseda hapëse e tyre, ku nuk mungoi një mesazh i drejtpërdrejtë që u interpretua si “thumb” për Ledion Liço dhe eksperiencat e kaluara televizive.

Me tone ironike dhe plot nënkuptime, ata u shprehën:

“S’na censuron njeri këtu… Vetë Zot, vetë shkop!”

Kjo deklaratë u pa si një shprehje e lirisë së re dhe një sinjal i qartë për pakënaqësitë e mëparshme, duke treguar se tashmë ata janë “zot të vetes” në projektin e tyre.

Me këtë hap, vëllezërit Veshaj duket se po nisin një kapitull të ri, duke lënë pas kufizimet e së kaluarës dhe duke hyrë në një fazë ku kontrollojnë vetë gjithçka, ndërsa publiku pret të shohë se sa larg do t’i çojë kjo liri kreative.