Shqiptarja shkëlqen në “MasterChef Canada”/ Linxi Mytkolli surprizon me shijen tradicionale shqiptare!

Shqiptarja shkëlqen në “MasterChef Canada”/ Linxi Mytkolli surprizon me shijen tradicionale shqiptare!

Shqiptarja Linxi Mytkolli ka tërhequr vëmendjen me pjesëmarrjen e saj në spektaklin e gatimit “MasterChef Canada”, ku ka vendosur të prezantojë shijet e kuzhinës tradicionale shqiptare përpara publikut kanadez.

Linxi ka treguar se është larguar nga Shqipëria drejt Kanadasë kur ishte vetëm gjashtë vjeçe, por duket se lidhja me origjinën dhe traditat shqiptare vazhdon të jetë e rëndësishme për të.

Gjatë garës, ajo ka përgatitur një kombinim interesant të mishit të pulës me ajvar, një nga produktet tradicionale të kuzhinës shqiptare dhe ballkanike, duke sjellë një shije të veçantë në sfidën e gatimit.

Pjesëmarrja e saj në këtë format televiziv pritet të jetë një mundësi për të prezantuar edhe gatime të tjera tradicionale, duke sjellë kuzhinën shqiptare në vëmendjen e publikut ndërkombëtar.

Tashmë, mbetet për t’u parë se cilat receta të tjera do të zgjedhë Linxi gjatë sfidave të ardhshme dhe nëse do të vazhdojë të surprizojë me gatimet që mbajnë gjurmët e origjinës së saj shqiptare.