Selin “thyen kutinë e emergjencës” – Ja avantazhi që fiton në fazën finale...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Në ditët e fundit të Big Brother VIP Albania, loja po bëhet gjithnjë e më strategjike. Pas Rogertit dhe Mirit, edhe Selin ka vendosur të ndërhyjë duke hapur kutinë e fundit të emergjencës brenda shtëpisë.

Me thyerjen e saj, ajo zbuloi një avantazh mjaft interesant: mundësinë për të dëgjuar opinionet e ish-banorëve, të cilët gjatë Prime-it të fundit tregojnë se kë shohin si fitues të këtij edicioni. Ky informacion mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën si ajo e luan pjesën e mbetur të lojës.

Më herët, Rogerti kishte aktivizuar një tjetër kuti, duke marrë si detyrë të bënte nga pesë komplimente për secilin banor, ndërsa Miri përfitoi një avantazh më personal, duke ftuar një mik brenda në shtëpi.

Tashmë, me hapjen e kutisë së fundit, gara hyn në një moment vendimtar, ku çdo detaj dhe çdo avantazh mund të bëjë diferencën drejt finales së madhe.

Instagram Reel
DXHYobxjGOj