Pas suksesit të madh në “Big Brother VIP Albania 5”, ku u shpall fituese dhe mori çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, Selin Bollati mund të rikthehet shumë shpejt në ekran, këtë herë në një tjetër format televiziv.
Sipas burimeve të Kryefjala.com, Selini pritet të jetë pjesë e sezonit të ri të “Goca dhe Gra”, duke iu bashkuar kështu një prej formateve të njohura të Top Channel.
Nëse lajmi konfirmohet, kjo do të ishte një lëvizje mjaft interesante për Selinin, e cila pas eksperiencës dhe suksesit në BBVIP 5 do të vijonte karrierën e saj televizive në një tjetër projekt.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar as nga Top Channel, as nga vetë Selin Bollati për përfshirjen e saj në panel.
Sezoni i fundit i “Goca dhe Gra” nisi në shkurt, me një panel të përbërë nga Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.
Nëse Selini bëhet pjesë e sezonit të ri, mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë një nga figurat e reja të panelit apo do të ketë një rol tjetër në format.




