Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur një tjetër kulm, këtë herë mes Rogertit dhe Artanit, ku përplasja ka kaluar në akuza shumë të rënda.
Gjatë një diskutimi të tensionuar, Rogerti ka sulmuar drejtpërdrejt Artanin, duke bërë komente për jetën e tij personale dhe duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë në familje. Ai gjithashtu ka shtuar deklarata të tjera provokuese, duke e përshkruar si person që ka dobësi ndaj alkoolit dhe femrave.
Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të menjëhershme, si nga opinionistët ashtu edhe nga publiku, pasi përfshijnë çështje shumë sensitive dhe persona që nuk janë pjesë e lojës brenda shtëpisë.
Megjithatë, Rogerti duket se po ndjek një strategji të drejtpërdrejtë dhe pa filtra në lojë, duke mos kursyer askënd dhe duke rritur edhe më shumë tensionet mes banorëve.





