Rikthehen aludimet për tension mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës? Në qendër kënga “DJ”...

Rikthehen aludimet për tension mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës? Në qendër kënga “DJ”...

Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale, ndërsa po përflitet për një tjetër përplasje mes tyre. Këtë herë, shkak është bërë kënga e njohur “DJ”.

Sipas raportimeve të “Prive”, projekti muzikor i realizuar nga Gent Lako është interpretuar fillimisht nga Rezarta Shkurta rreth dy dekada më parë dhe konsiderohet një nga këngët më të njohura të repertorit të saj.

Në fillim të këtij viti, DJ Iliano vendosi ta rikthente këngën në një version të ri në bashkëpunim me Rozana Radin. Artistja e ka performuar tashmë këngën në disa dalje muzikore, ndërsa në rrjet kanë qarkulluar edhe pamje nga performancat live.

Por vëmendja është shtuar edhe më shumë pas një postimi tjetër që lidhej po me të njëjtin projekt. Selin dhe DJ Gimbo publikuan një video paralajmëruese për një surprizë muzikore, ku u shfaq edhe vetë Rezarta Shkurta. Në video, ajo u shpreh e emocionuar që kanë kaluar 20 vite nga publikimi i parë i hitit “DJ”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet për një “garë” të heshtur mes dy artisteve, duke qenë se të dyja po rikthejnë në vëmendje të njëjtën këngë në të njëjtën periudhë.

Megjithatë, deri tani as Rozana Radi dhe as Rezarta Shkurta nuk kanë reaguar publikisht për këto spekulime, duke lënë gjithçka në nivelin e aludimeve të rrjetit.