Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, dhe partnerja e tij, Enki, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni të organizuar së fundmi, e cila u zhvillua në një atmosferë familjare dhe festive.
Të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, çifti ka ndarë disa detaje nga dita e madhe, përfshirë edhe një moment të pazakontë që u ka “kushtuar” dy orë mungesë në vetë dasmën e tyre.
Sipas rrëfimit të Enkit, gjithçka lidhet me përgatitjet dhe kujdesin për djalin e tyre të vogël, pasi ceremonia u zhvillua paralelisht me festimin e ditëlindjes së parë të tij.
Ajo tregoi se, mes organizimeve dhe përpjekjes për ta vënë fëmijën në gjumë në orarin e tij të zakonshëm, çifti humbi dy orë nga vetë ceremonia, duke mos qenë të pranishëm si çift në një pjesë të rëndësishme të eventit.
“Ne humbëm dy orë. Nusja me dhëndrin hiç,” – u shpreh Enki, duke shtuar se momenti ishte i lodhshëm dhe stresues, por gjithsesi pjesë e natyrshme e asaj dite të veçantë.
Pavarësisht këtij episodi, çifti theksoi se e kanë shijuar dasmën dhe se ajo mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës së tyre, edhe me të gjitha sfidat e vogla që e shoqëruan.




