Redon Berani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim që ka ngritur pikëpyetje për jetën e tij sentimentale.
Këngëtari, i njohur edhe për pjesëmarrjen në “Big Brother VIP Albania 4”, ka ripostuar në Instagram Story një fotografi ku shfaqet mjaft i afërt me një vajzë.

Redon Berani via Instagram Story
Fotoja fillimisht është publikuar nga vajza në fjalë, e cila ka etiketuar Redonin dhe krahas emrit të tij ka vendosur edhe disa zemra të kuqe. Pak më vonë, këngëtari ka zgjedhur ta ripostojë të njëjtën fotografi në profilin e tij.
Ky veprim ka mjaftuar që ndjekësit të ngrenë pyetjen: A bëhet fjalë për partneren e Redonit?
Edhe pse mënyra e publikimit mund të interpretohet si një prezantim i lidhjes, Redoni nuk ka dhënë asnjë koment apo shpjegim lidhur me raportin e tij me vajzën në fotografi.
Deri tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga këngëtari se ajo është partnerja e tij, ndaj çdo përfundim mbetet në kuadër të aludimeve.
Pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 4”, Redon Berani ka vijuar angazhimet në muzikë dhe ka mbetur aktiv në rrjetet sociale.
Nëse kjo fotografi është mënyra që këngëtari ka zgjedhur për të bërë publike lidhjen e tij, mbetet për t’u konfirmuar nga vetë Redoni.




