“Big Brother VIP Albania 6” po afrohet dhe kanë nisur të qarkullojnë informacionet e para për sezonin e ri, nga moderimi te emrat që mund t’i bashkohen panelit të opinionistëve.
Sa i përket drejtimit të spektaklit, duket se nuk priten ndryshime. Ledion Liço pritet të vijojë të jetë në krye të “Big Brother VIP Albania 6”, pas eksperiencës së tij në edicionet e fundit.
Por surpriza mund të vijë nga një tjetër figurë e njohur e televizionit shqiptar.
Emri i Alketa Vejsiut po përflitet për një rol në edicionin e gjashtë të reality show-t.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, moderatorja mund të jetë pjesë e spektaklit, ndërsa një prej mundësive që po diskutohet është përfshirja e saj në panelin e opinionistëve.
Madje, nuk përjashtohet mundësia që Alketa të jetë zëri i tretë i panelit, ose të ulet përkrah Arbër Hajdarit.
Megjithatë, për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar për përfshirjen e saj. Mësohet se diskutimet janë ende në zhvillim dhe mbetet për t’u parë nëse Alketa do të bëhet përfundimisht pjesë e “BBVA 6” dhe çfarë roli do t’i besohet.
Ndryshime mund të ketë edhe sa i përket datës së nisjes.
Nëse publiku është mësuar që edicionet e fundit të nisin gjatë muajit dhjetor, këtë vit po qarkullojnë zëra se spektakli mund të rikthehet në ekran më herët se zakonisht.
Deri në një njoftim zyrtar nga Top Channel, si përfshirja e Alketa Vejsiut, ashtu edhe një nisje e mundshme më e hershme e “Big Brother VIP Albania 6”, mbeten ende të pakonfirmuara.
Ajo që duket më e qartë deri tani është se Ledion Liço pritet të vijojë moderimin, ndërsa të gjitha sytë janë te surpriza që mund të sjellë Alketa Vejsiu në këtë edicion.




