Prapaskena të nxehta: Konflikti mes Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt zhvendoset në betejë për apartamentin luksoz...

Prapaskena të nxehta: Konflikti mes Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt zhvendoset në betejë për apartamentin luksoz...

Edhe pse historia e dashurisë mes Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt konsiderohet tashmë e mbyllur, zhvillimet e fundit tregojnë se tensionet mes tyre nuk kanë përfunduar.

Pas lajmit se biznesmeni është në pritje të një fëmije me partneren e tij aktuale, Endi Demneri, vëmendja është zhvendosur tek një çështje pronësore që duket se ka ndezur sërish konfliktin.

Sipas raportimeve, moderatorja vijon të jetojë në një apartament luksoz në kompleksin rezidencial “Kodra e Diellit”, pronë e Çoçajt. Burimet pretendojnë se ai i ka bërë disa kërkesa për lirimin e banesës, por nga ana e saj ka pasur kërkesa të vazhdueshme për shtyrje afatesh.

Situata duket se është përshkallëzuar, pasi thuhet se biznesmeni po shqyrton edhe masa ligjore për të zgjidhur çështjen. Madje, nëse nuk arrihet një marrëveshje, nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes së autoriteteve për lirimin e pronës.

Megjithatë, deri në një reagim zyrtar nga palët, gjithë kjo mbetet në kuadër të raportimeve dhe pretendimeve mediatike, pa një konfirmim të drejtpërdrejtë.