Një moment i papritur në emisionin “S’e Luan Topi” riktheu në vëmendje marrëdhënien mes Mirit dhe Selin Bollatit gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania 5.
Bashkëshortja e tij, Rabea Shahini, e surprizoi në studio dhe vendosi t’u japë fund njëherë e mirë spekulimeve për ndjenja mes tij dhe Selinës. Ajo u shpreh qartë se nuk ka ekzistuar asnjë ndjenjë romantike, duke theksuar se besimi ndaj partnerit të saj ka qenë gjithmonë i palëkundur.
Sipas saj, xhelozia nuk ka pasur vend, pasi gjithçka që është komentuar nga publiku nuk ka pasur bazë reale. Ajo nënvizoi rëndësinë e besimit në çift, duke shtuar se kur ky element është i fortë, dyshimet nuk kanë arsye të ekzistojnë.
“Mesazhin që kishin dhënë të tjerët jashtë, nëse nuk jeni në të njëjtën situatë mos na gjykoni pa bazë. Mendohuni përpara se të flisni. Nuk jam ndjerë xheloze për Selin, absolutisht që jo. E para punës kam pasur dhe kam besim te Miri. Nuk kam pse të jem xheloze për një gjë që nuk ekzistonte. Jam shumë e bindur. Kur ke besim te partneri yt nuk ke pse je xheloze. Kisha besim të plotë, e kam akoma”, tha Rabea Shahini.
Nga ana tjetër, edhe Miri ndau një detaj personal, duke zbuluar arsyen pse nuk e kishte marrë më herët pasaportën gjermane, pavarësisht martesës me një shtetase të Gjermanisë. Ai shpjegoi se nuk ka dashur të heqë dorë nga shtetësia shqiptare, por tashmë ka bërë aplikimin për të mbajtur të dyja.
“Pasaportën gjermane nuk e kam marrë, kam bërë aplikimin tani vonë. Nuk kam dashur ta merrja, nëse do ta merrja gjermanen duhet të lija atë shqiptare. Nuk doja të hiqja dorë nga shqiptarja, as nuk do të hiqja kurrë. Tani mund t’i marr të dyja, është shumë në rregull”, u shpreh ai.
Kjo dalje mediatike jo vetëm që sqaroi një nga temat më të diskutuara, por edhe theksoi rëndësinë e besimit dhe komunikimit në një marrëdhënie.




