Pas njoftimit për pauzë, Tayna shfaqet joshëse nga pushimet e shtatorit: “A e dini kush pushon n’shtator?”

Tayna via Instagram
Tayna via Instagram

Pas një vere të ngjeshur me koncerte dhe angazhime, Tayna ka vendosur të shkëputet për disa ditë dhe të shijojë një periudhë relaksi.

Artistja nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë ku po pushon, por përmes rrjeteve sociale ka ndarë me ndjekësit disa momente nga ditët e saj të pushimit.

Në fotografitë e publikuara, Tayna shfaqet në formë të shkëlqyer fizike, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj.

Instagram Post
DdrU62Timvk

Në postimin e fundit në Instagram, këngëtarja ka zgjedhur edhe një herë humorin, duke shkruar:

“Nejse a e dini kush pushon n’shtator?”

Me këtë përshkrim, Tayna duket se ka bërë një batutë edhe për faktin se këtë herë nuk ka zgjedhur të shkruajë përshkrime të gjata për fotografitë e saj.

Këto ditë pushimi vijnë pas njoftimit të saj për një pauzë nga muzika.

Pak javë më parë, Tayna bëri të ditur se pas tetë vitesh aktivitet të pandërprerë në skenë dhe në jetën e natës, kishte vendosur të merrte pak kohë për veten.

Megjithatë, artistja i qetësoi fansat duke sqaruar se bëhet fjalë vetëm për një shkëputje të përkohshme dhe se rikthimi i saj do të vijë me një “kapitull të ri” në karrierë.