Pas konfirmimit të ndarjes nga Elijona, edhe Klodi ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë, duke iu drejtuar ndjekësve përmes një postimi në Instagram.
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova ka reaguar ndaj teorive që kanë qarkulluar së fundmi rreth arsyes së ndarjes, duke mohuar kategorikisht se në marrëdhënien e tyre ka pasur tradhti apo keqtrajtim.
“Për sa i përket teorive të shumta, më duket e kotë edhe që po më duhet t’i adresoj, por u bë pak e tepërt. Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time. Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time”, shkroi ai.
Klodi theksoi gjithashtu se, pavarësisht përfundimit të lidhjes, dashuria dhe respekti për Elijonën do të mbeten.
Megjithatë, ai zgjodhi të mos zbulojë arsyen konkrete që çoi në ndarjen e tyre, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të ndajë më shumë detaje për momentin.
“Koha do të tregojë çdo gjë”, përfundoi Klodi reagimin e tij.

Klodian Mihaj via Instagram Story
Dyshimet për ndarjen e çiftit nisën pas përfundimit të xhirimeve të reality show-t italian “The Fifty Italia”, kur Klodi dhe Elijona hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe fshinë fotografitë e përbashkëta.
Tashmë, të dy kanë konfirmuar publikisht ndarjen, por asnjëri prej tyre nuk ka zbuluar se çfarë qëndron konkretisht pas fundit të marrëdhënies së tyre.




