Pas deklaratave të bujshme, Ed Manushi telefonon Elton Tozajn: “Të ftoj për kafe” – ja çfarë ndodhi mes tyre...

Pas deklaratave të bujshme, Ed Manushi telefonon Elton Tozajn: “Të ftoj për kafe” – ja çfarë ndodhi mes tyre...

Elton Tozaj ka vijuar me deklaratat e tij lidhur me disa prej personazheve të njohur të ekranit shqiptar, ndërsa së fundmi në qendër të vëmendjes është vendosur moderatori Ed Manushi.

Gjatë një diskutimi mbi videot private që kanë tërhequr vëmendjen e publikut ditët e fundit, Tozaj pretendoi se materiale të ngjashme me ato të përfolura në rastin e kompozitorit Adrian Hila mund të ekzistojnë edhe në lidhje me Manushin.

Përveç kësaj, ai bëri edhe disa pretendime të tjera rreth moderatorit dhe mënyrës se si, sipas tij, menaxhohen personat që synojnë të bëhen pjesë e programeve televizive. Megjithatë, pretendimet e Tozajt nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura dhe nuk ka prova publike që të vërtetojnë ekzistencën e materialeve për të cilat ai foli.

Pas këtyre deklaratave, sipas Elton Tozajt, ka ardhur edhe një telefonatë nga Ed Manushi.

Tozaj tregoi se moderatori e kishte telefonuar dhe i kishte propozuar të takoheshin për një kafe. Ai tha se gjatë bisedës e kishte pyetur nëse telefonata kishte lidhje me ndonjë video, ndërsa, sipas rrëfimit të tij, Manushi e kishte mohuar këtë dhe i kishte thënë se dëshironte thjesht të takoheshin.

“Me mori sot Ed Manushi se ishte tu më thënë ‘O bosi’. I thashë, nuk quhem ‘Bosi’. Edhe më mori dhe i thashë: ‘O Edo, mos ke ndonjë video dhe je tu më marrë, se problem…’. ‘Jo’, tha, ‘du me të ftu për kafe, asgjë tjetër’. ‘Jo, ça kafe’, i thashë, ‘jo!’”, rrëfeu Tozaj.

Megjithatë, nga versioni i treguar prej tij nuk bëhet e qartë arsyeja konkrete e telefonatës së Manushit, apo se çfarë dëshironte moderatori të diskutonte gjatë takimit të propozuar.