“Nuk shoh të ardhme artistike tek Miri”: Shëndrit Lumi bën deklaratën e fortë...

“Nuk shoh të ardhme artistike tek Miri”: Shëndrit Lumi bën deklaratën e fortë...

I ftuar në “Live From Tirana”, gazetari dhe ish-banori i Big Brother VIP 5, Shëndrit Lumi, ka folur për eksperiencën e tij në reality show, por edhe për opinionet që ka mbi muzikën shqiptare dhe artistët e njohur.

Gjatë intervistës, ai u ndal tek grupi West Side Family, duke theksuar se sipas tij grupi ka pasur një ndikim të madh në muzikën shqiptare, por energjia ka ndryshuar ndjeshëm pas ndarjes nga jeta të Dr. Flori.

“West Side Family si grup është i jashtëzakonshëm, me muzikë që na ka mbajtur gjallë shumë kohë. Me ikjen e Dr Florit, unë mendoj se ka ndryshuar totalisht energjia, edhe e këngëve, edhe mënyra se si e sheh publiku grupin,” u shpreh ai.

Shëndriti foli edhe për ndryshimin e brezave dhe mënyrën si publiku konsumon muzikën sot, duke theksuar se Gen Z kërkon emra dhe rryma të reja ndërkombëtare si Kanye West apo Black Coffee.

Sipas tij, artistët shqiptarë mund të vazhdojnë të ushqejnë publikun që kanë krijuar ndër vite, por e sheh të vështirë krijimin e një audience të re në të njëjtin nivel si më parë.

“Tani artist për mua është ai personazh i cili është gjithmonë i kërkuar nga publiku. Këta munden të bëjnë muzikë, të ushqejnë atë fan base që kanë, por që të krijojnë të rinj e shoh pak problematike,” deklaroi ai.