Debati i bujshëm në “Ferma VIP”, ku Fabjola Elezaj përdori gjuhë fyese ndaj moderatores Arbana Osmani, vijon të prodhojë reagime të forta në rrjet.
Së fundmi ka reaguar edhe gazetari dhe opinionisti Bled Mane, i cili ka publikuar një status të ashpër në Facebook, duke kritikuar atë që e quan “moral i dyfishtë” i shoqërisë shqiptare.
Në reagimin e tij, Mane shprehet se shumë prej njerëzve që janë indinjuar publikisht për fjalorin e përdorur në ekran, e përdorin të njëjtën gjuhë në jetën e përditshme, në biseda private apo në situata tensioni.
“Edhe ti je kuçkë, ti që gjasme u ofendove kur e dëgjove këtë fjalë në ekran,” shkruan ai, duke vazhduar me një seri akuzash ndaj atyre që, sipas tij, shfaqin standarde të dyfishta.
Gazetari ka bërë edhe një krahasim të fortë me tragjedinë e ndodhur së fundmi në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur në një aksident rrugor, duke akuzuar publikisht drejtuesit e papërgjegjshëm që “derdhin lot online”, por nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Bledi Mane via Facebook
Postimi i tij ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale, me ndjekësit të ndarë mes atyre që e mbështesin për sinqeritetin brutal dhe të tjerëve që e konsiderojnë gjuhën e përdorur të tepruar.




