Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Efi Dhedhes, ka folur hapur për presionin social që shumë vajza dhe gra përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin e familjes.
Gjatë një interviste në emisionin “Sol” në Klan Kosova, Efi tregoi se shpesh përballet me komente dhe mesazhe negative nga njerëz që e gjykojnë për faktin se ende nuk është martuar.
Ajo u ndal te shprehja që dëgjon shpesh në rrjetet sociale: “Ngele në derë”, duke kritikuar mënyrën sesi shoqëria vendos pritshmëri mbi jetën personale të të tjerëve.
“Po ti e thua ‘ngele në derë’, por mua a më pyet çfarë dua unë me jetën time?” – u shpreh ajo.
Efi theksoi se jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat dëshira apo plane për jetën, dhe sipas saj, është krejt normale që dikush të mos ketë si prioritet martesën apo prindërimin.
Ajo shtoi se shumë persona ndihen të detyruar të ndjekin modele që imponohen nga shoqëria, pa reflektuar realisht mbi atë që duan vetë.
“Jam shumë e sigurt që jo të gjithë duan të bëhen prindër, jo të gjithë duan të martohen dhe kjo është shumë okej,” – tha ish-banorja.
Deklarata e saj ka marrë mbështetje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë vlerësuar sinqeritetin dhe mesazhin për lirinë personale dhe zgjedhjet individuale.




