Fero ndan kujtimin prekës nga periudha e rehabilitimit: “Isha në gjendjen më të keqe”

Fero via Instagram
Fero via Instagram

Reperi Fero ka emocionuar ndjekësit me një postim të fundit në Instagram, ku ka rikthyer një moment shumë të vështirë nga jeta e tij personale.

Artisti publikoi një foto të realizuar katër vite më parë, pak para se të hynte në një qendër rehabilitimi, ndërsa pranë tij shfaqej edhe nëna e tij. Krahas imazhit, ai ndau një mesazh reflektues dhe motivues për rrugëtimin që ka kaluar.

“Para 4 vjete para qendrës së rehabilitimit me nanën tem në gjendjen ma të keqe të mundshme, rikujtim për motivim,” – shkroi Fero në InstaStory.

Fero via Instagram Story

Prej kohësh, reperi ka folur hapur për sfidat personale dhe periudhat e vështira që ka përjetuar, duke treguar se rehabilitimi ishte një nga momentet më të forta dhe transformuese në jetën e tij.

Në vitet e fundit, ai është distancuar nga muzika dhe ka treguar se ka nisur një rrugëtim të ri shpirtëror dhe personal, duke u fokusuar më shumë te vetja dhe ndryshimet në stilin e jetës.

Postimi i tij është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë vlerësuar guximin e artistit për të folur hapur mbi periudhat e errëta dhe për ta kthyer përvojën e tij në një mesazh motivimi për të tjerët.