Debatet në “Big Brother VIP Albania 5” vijojnë të intensifikohen, ndërsa këtë herë në qendër të përplasjes janë Selin dhe Miri.
Pas dasmës së Brikenës dhe Mateos, dy banorët janë përfshirë në një debat të ashpër verbal, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut për tonet dhe fjalorin e përdorur.
Gjithçka nisi kur Selin e akuzoi Mirin se gjatë mbrëmjes kishte qëndruar pranë opinionistëve, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, duke u sjellë në mënyrë servile ndaj tyre.
Situata u tensionua më tej kur Selin i kërkoi të mos i “shkelte syrin”, ndërsa Miri iu përgjigj në mënyrë sfiduese, duke thënë se bën çfarë të dojë.
Debati vijoi me batuta dhe ironi, por kulmoi kur Selin përdori fjalë të forta, duke e quajtur “kërmill” dhe duke shtuar se, sipas saj, ai mund të arrijë deri në finale, por nuk do ta fitojë.
Nga ana tjetër, Miri u shfaq i vendosur duke iu përgjigjur shkurt se gjithçka do të shihet në vazhdim.
Ky moment ka ndezur reagime të shumta në rrjet, duke u kthyer në një nga debatet më të komentuara të ditëve të fundit në shtëpinë më të famshme në vend.




