Surprizë nga ajri për Brikenën/ Mesazhi i dajës përfshin edhe Mateon, reagimi i tij s’kalon pa u vënë re (Video)

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Një moment emocionues është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Brikena ka marrë një surprizë të papritur nga familja e saj.

Teksa banorët ndodheshin në oborr, një dron ka sjellë një mesazh mbështetës nga daja i saj, Gëzimi, i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i treguar se po e ndjekin dhe e përkrahin.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se mesazhi nuk ishte vetëm për Brikenën, por përfshinte edhe Mateon, duke treguar hapur miratimin e familjes për raportin e tyre.

Në banderolë shkruhej ndër të tjera se do të pinin kafe bashkë me Mateon, një detaj që e emocionoi shumë Brikenën dhe u prit pozitivisht edhe nga ai.

Instagram Reel
DWqo3lQDIIh

I surprizuar nga ky gjest, Mateo reagoi menjëherë duke falënderuar dajën e saj për mbështetjen dhe duke shprehur dëshirën për ta takuar jashtë, duke theksuar se ky mesazh e bëri Brikenën të ndihej shumë mirë.

Instagram Reel
DWquirIjAAL